Shtete të BE-së apelojnë për ndihmë humanitare për Venezuelën

Këshilli i Sigurimit i KB-së mbrëmë e rishikoi situatën humanitare në Venezuelë pas dyerve të mbyllura, pa vendosur për ndonjë veprim specifik. Pas seancës, disa vende evropiane paralajmëruan se pandemia e virusit “kërcënon të ketë pasoja shkatërruese humanitare në Venezuelë, e cila më parë ka qenë në një situatë të rëndë ekonomike, sociale dhe humanitare”.
Në deklaratën e përbashkët të Francës, Gjermanisë, Belgjikës dhe ish-anëtarit të KS-së, Polonia, u shfaq shqetësim serioz se situata në Venezuelë mund të përkeqësojë dhe destabilizojë më tej të gjithë rajonin, me pasoja të rënda humanitare. Është konstatuar se BE-ja është donatori më i madh i Venezuelës dhe se Evropa e ka siguruar më shumë se gjysmën e ndihmës totale.
U bë një thirrje për komunitetin ndërkombëtar që t’i forcojë përpjekjet e saj dhe të sigurojë një reagim të përshtatshëm për krizën humanitare në Venezuelë.