Shtete që sollën më së shumti turistë në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në tetor janë regjistruar 109 535 turistë, 78 përqind e të cilëve janë turistë të huaj. Në këtë periudhë ka pasur 204 718 net të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar – tetor 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, gjithsej numri i turistëve është rritur për 5.4%, edhe atë: te turistët vendor është zvogëluar për 2.3 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 9.3%”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Në muajin tetor ka pasur 79 930 turistë të huaj. Më së shumti kanë ardhur nga Turqia (18 678), Gjermania (12 558), Serbia (6 154) dhe Greqia (3 781).