Një shtetase 33-vjeçare nga Serbia, e cila po qëndronte në një banesë me qira në qendër të Shkupit, ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht dhe është prekura pa dëshirën e saj në pjesë të trupit nga pronari i banesës. Përveç sulmit fizik, ajo ka raportuar se pronari e ka shqetësuar vazhdimisht edhe përmes mesazheve telefonike.
“Më datë 16.03.2026, në ora 01:55, në SPB Shkup është denoncuar se rreth orës 00:10, në rajonin e Qendrës, një grua 33-vjeçare nga Serbia, në një banesë të marrë me qira, është sulmuar fizikisht dhe është prekur në trup nga pronari i banesës, i cili gjithashtu e ka shqetësuar edhe me mesazhe. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në biltenin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.Skandal në Shkup: Pronari i banesës sulmon fizikisht dhe ngacmon seksualisht 33-vjeçaren nga Serbia
Një shtetase 33-vjeçare nga Serbia, e cila po qëndronte në një banesë me qira në qendër të Shkupit, ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht dhe është prekura pa dëshirën e saj në pjesë të trupit nga pronari i banesës. Përveç sulmit fizik, ajo ka raportuar se pronari e ka shqetësuar vazhdimisht edhe përmes mesazheve telefonike.
“Më datë 16.03.2026, në ora 01:55, në SPB Shkup është denoncuar se rreth orës 00:10, në rajonin e Qendrës, një grua 33-vjeçare nga Serbia, në një banesë të marrë me qira, është sulmuar fizikisht dhe është prekur në trup nga pronari i banesës, i cili gjithashtu e ka shqetësuar edhe me mesazhe. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në biltenin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.





