Ministria e Jashtme ka njoftuar se është evakuuar një shtetase e Maqedonisë nga qyteti kinez Wuhan, zona e prekur më rëndë nga koronavirusi në Kinë. Evakuimi i saj është bërë me ndërmjetësimin e ambasadës së Maqedonisë në Pekin dhe Paris. Gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe nuk ka kurrfarë simptomash të virusit Korona.
Shtetasja maqedonase së bashku me shumë tjerë të evakuuar fillimisht do të vendoset në një qytet më të vogël në jug të Francës, ku do ti nënshtrohet një karantine të detyrueshme 14-ditore.
Ndërkohe numri i viktimave nga ky virus ka arritur në të paktën 305./Alsat