Shtetasja e Maqedonisë së Veriut ndërron jetë në Spitalin e Prishtinës pas aksidentit në trafik

Ka ndërruar jetë shtetasja e Maqedonisë së Veriut e cila ishte goditur nga vetura në Vetërnik të Prishtinës në muajin maj të vitit të kaluar.

Shtetasja e Maqedonisë së Veriut që nga ajo kohë ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, por nuk arriti të iu bëj ballë lëndimeve të rënda.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rr. Nacionale, Prishtinë-Ferizaj 03.05.2021-11:40. Viktima femër shtetase e Maqedonisë së Veriut, e cila për shkak të aksidentit ishte duke u trajtuar në QKUK, me datë 11.01.2022 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.