Shtetasi i Kosovës gjendet i vdekur në një pompë benzine në Shkup

Të martën (14.04.2020) në ora 15 e 55 minuta policia është njoftuar se në një pompë benzine në Shkup në “Magjistralen e Adriatikut” është gjetur pa shenja jete një shtetas i Kosovës. Sipas policisë bëhet fjalë për 56 vjeçarin me iniciale B.R. në vendin e ngjarjes ka dalë policia nga stacioni policor në Çair, kurse mjeku kujdestar ka konstatuar vdekje pa shenja dhune, shkruan Gazeta Lajm.

Me urdhër të Prokurorit publik trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.