Shtetasi i Greqisë tentoi ta korruptonte policinë e Maqedonisë me 5 euro, arrestohet

Në pikën pagesore Demir Kapi mbrëmë në ora 20:10, zyrtarë policorë nga stacioni policor për mbikëqyrje kufitare “Mihajllovë” kanë privuar nga liria G.K.(35) nga Greqia për kryerjen e veprës penale të ofrimit të ryshfetit.

Përkatësisht, G.K. i cili drejtonte kamionin “Scania” me gjysmërimorkio, të dyja me targa kombëtare bullgare, gjatë kontrollit të dokumenteve që ka dorëzuar për mbikëqyrje, i ka ofruar si ryshfet punonjësit të policisë një kartëmonedhë prej pesë eurosh, e cila i është kthyer menjëherë.

Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Publike Kavadar, nga i cili janë marrë udhëzime që personi të arrestohet dhe të ndalohet në stacion policor, ndërsa kundër shoferit do të ngrihet kallëzim penal pas procedurës së shpejtë para gjykatës kompetente në Negotinë.