Shtetasi hungarez kapet me drogë në “Tabanoc”

Më 20 maj 2025, rreth orës 08:20, në pikën kufitare “Tabanoc”, zyrtarët policorë arrestuan shtetasin hungarez C.Z. (47), njoftojnë nga MPB.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit kufitar dhe inspektimit të automjetit me targa hungareze, që ai drejtonte, në pjesën e brendshme mbi xhamin e përparmë (nën tapiceri) u gjet dhe u konfiskua marihuanë.

“Ekspertizë në vendin e ngjarjes kreu ekip i SPB Kumanovë, ndërsa lënda narkotike është sekuestruar për procedura të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit dhe në konsultim me prokurorin publik, ndaj personit do të ngrihet kallëzim përkatës”, shtojnë nga MPB.