Më 19.09.2025, në orën 05:50, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, oficerët e policisë arrestuan N.M.T. (39) nga Gjermania, i cili drejtonte një automjet “Renault Clio” me targa gjermane. Gjatë kontrollit kufitar dhe inspektimit të bagazhit personal, tek ai u gjetën dhe u sekuestruan substancë pluhuri e bardhë, materie ngjyrë kafe në formë gungash dhe marihuanë. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.
Maqedoni Shtetasi gjerman arrestohet në Tabanoc, kapet me drogë