Virusi është përhapur në të gjithë vendin dhe që nga janari i këtij viti numri i personave të infektuar me Covid-19 ka vazhduar të rritet, raporton CNN.
Situata është më e rëndë në New York, ku të paktën 4,758 persona kanë vdekur, sipas të dhënave më të fundit nga Universiteti Johns Hopkins. Shtëpitë funerale janë mbingarkuar për shkak të rritjes së kërkesës.
Fotoreporteri i Associated Press, John Minchillo, kohët e fundit kaloi kohë duke mbuluar punën e drejtorëve të funeralit Tom Cheeseman dhe Pat Marmo në Brooklyn, New York.