Shtëpia e Bardhë: Trump dhe Putin bisedojnë në telefon

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë biseduar në telefon për bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit dhe potencialin për kontrollin e armëve, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidley, Putin e thirri Trump dje për ta falënderuar për “informacionin e dhënë nga SHBA që ndihmuan në ndalimin e një sulmi të mundshëm terrorist gjatë pushimeve në Rusi”, njofton Reuters.

Rusia tha dje se kishte parandaluar një sulm të planifikuar në Shën Petersburg, falë informacionit nga Uashingtoni.