Shtëpia e Bardhë thotë se Trump nuk ka frikë të përdorë forcën ushtarake në Iran

Presidenti amerikan Donald Trump ka “treguar se nuk ka frikë të përdorë opsione ushtarake” kur e sheh të nevojshme, tha Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë.

“Mendoj se një gjë në të cilën presidenti Trump është shumë i mirë, është që gjithmonë t’i mbajë të gjitha opsionet e tij në tryezë, dhe sulmet ajrore do të ishin një nga shumë, shumë opsionet që janë në tryezë”, u thotë gazetarëve Karoline Leavitt.

Megjithatë, ajo shtoi se “diplomacia është gjithmonë opsioni i parë” për Trump.

“Ai ju tha të gjithëve mbrëmë se ajo që po dëgjoni publikisht nga regjimi iranian është mjaft e ndryshme nga mesazhet që administrata po merr privatisht”, shtoi Leavitt.

“Presidenti ka treguar se nuk ka frikë të përdorë opsione ushtarake nëse dhe kur e sheh të nevojshme, dhe askush nuk e di këtë më mirë se Irani”, theksoi ndër tjera ajo.

Ndryshe, SHBA-të sulmuan tre objekte bërthamore iraniane në qershor të vitit të kaluar.