Shtëpia e Bardhë shpërndan fotografi të Trump me Vance dhe Grenell: “Dyshja e fuqishme”

President Donald Trump, flanked by Vice President JD Vance and FIFA President Gianni Infantino, announces that the FIFA World Cup 2025 draw will take place on December 5 at the Kennedy Center, Friday, August 22, 2025 (Official White House Photo by Daniel Torok)

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një fotografi të presidentit amerikan Donald Trump, bashkë me zëvendëspresidentin JD Vance.

Aty është edhe Richard Grenell, emisari amerikan për misione të veçanta.

“Power Duo”, shkruhet në mbishkrimin e fotografisë që kuptohet si “dyshe e fuqishme”.

Grenell komenton shpesh zhvillimet që kanë të bëjnë me Kosovën dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Gjatë mandatit të parë të Trump, ai ishte i emëruar për çështjen e dialogut, gjë që përfundoi me marrëveshjen e Uashingtonit më 4 shtator.

Grenell edhe gjatë kohës sa republikanët nuk ishin në pushtet ka komentuar zhvillimet në Kosovë. /Gazeta Express