Shtatë vjet nga ndalimi i trenit serb që ishte nisur për në Mitrovicë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”

Janë bërë shtatë vjet që kur ishte ndaluar të futej në Kosovë treni serb i cili mbante përshkrimin “Kosova është Serbi”.

Treni me ikonografi fetare serbe i cili është nisur nga Beogradi për në Mitrovicë ishte ndaluar në stacionin hekurudhor në Rashkë.

Presidenti i atëhershëm Hashim Thaçi kishte thënë se ai tren nuk do të futej në Kosovë në asnjë rrethanë dhe asnjë formë, raporton Klankosova.tv.

Ai në atë kohë pati deklaruar se Kosova është e përcaktuar për dialog dhe normalizim të marrëdhënieve me Serbinë por nuk do të lejohet cenim i integritetit dhe sovranitetit të Kosovës.