Shtatë deputetë nga lista “Vjosa”, ja emrat!

Nga lista “Vjosa” shtatë kandidatë kanë arritur të bëhen deputetë në Kuvendin e Kosovës. Lista e Vjosa Osmanit ishte pjesë e listës së Vetëvendosjes. Ishin 14 kandidatë nga kjo listë.

Pos Vjosa Osmanit, që ka marrë shifër 300.788 vota, duke qenë bindshëm e para në zgjedhjet e 14 shkurtit, deputetë nga lista “Vjosa” kanë arritur të bëhenm edhe Donika Gërvalla-Sch]arz (71.720 vota), Haxhi Avdyli (26.630), Faton Peci (25.307), Doarsa Kica Xhelili (10.604), Jeta Statovci (9.410) dhe Burim Karameta (7.802).