Shtabi Kryesor pranë QMK përgatit plan për shuarjen e zjarreve

Shtabi Kryesor pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza po mban mbledhjeme qëllim që të dakordohen aktivitetet të cilat duhet të zbatohen gjatë ditës së nesërme, ku është më kritike nëse shpërthejnë zjarre të reja, deklaroi në konferencën e pasdites për media ndihmës-udhëheqësja e QMK-së, Maria Millkova.

“Do të sillen masa dhe aktivitete me rekomandime për veprimin e nesërme të resurseve në nivel lokal”, shtoi Millkova.

Ajo informoi se në orën 15:30 ka shpërthyer një zjarr i ri në rajonin e Sveti Nikollës në Kodrën e Bogosllovës. Sqaroi se zjarri është aktiv dhe se në teren ka pjesëtarë të njësiteve zjarrfikëse të Sveti Nikollës dhe qytetet përreth.

Gjithashtu, zjarr të ri ka në Krushevë në fshatin Svetomiran, ku janë djegur mbeturinat. Millkova njoftoi se zjarri pjesërisht është lokalizuar, megjithatë po mbahet nën kontroll.

“Zjarri në Prilep pranë fshatrave Dren dhe Smollan është lokalizuar, por pranë fshatit Toplicë i njëjti është aktiv dhe tani pasdite u dërgua në vend avioni “Spartan” i Forcave Ajrore Rumune, i cili do të derdh ujë në mënyrë që të të vihet nën kontroll dhe të lokalizohet gjatë ditës”, tha Milkova.

Siç njoftoi paraprakisht MIA, sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhim me Kriza, në territorin e shtetit aktive janë dhjetëra zjarre me intensitet të ndryshëm edhe atë te vendi Bajaz Tepe, te fshatrat Istevnik i Ri, Razllovc, Dragoevë, Toplicë dhe Romanovc, në vendin ndërmjet fshatrave Rahoviç dhe Bukoviç, ndërmjet fshatit Divlljë dhe vendit Krushë, te fshatrat Dren dhe Smollan, në Kitkë dhe përgjatë rrugës Shipkovicë-Brodec.

Zjarri në atarin e Dellçevës është aktiv, me çka janë paraqitur vatra të reja. Zjarri te fshati Razllovc në vendin e quajtur Çokalicë është lokalizuar, por ekipet ende janë në vendin e ngjarjes. Zjarri në fshatrat Trabotë dhe Istevnik i Ri në rrugën drejtë Ujit të Shenjtë është vendosur nën kontroll, por në atë vend qëndrojnë 4 të punësuar nga Oda Pyjore që ta kontrollojnë situatën, ndërsa të tjerët janë tërhequr dhe dërguar në fshatin Razllovc.

Ende është aktiv edhe zjarri në territorin e Komunës së Pehçevës dhe përhapet në territorin e Berovës. Shuarja realizohet në rajone të pakapshme mbi fshatin Budinarc dhe nga era e fortë zjarri përhapet drejtë atarit të fshatit Mirashinc, ku po digjet pylli. Nga QMK njoftojnë se po kërkohet ndihmë nga ARM-ja me 30 ushtarë dhe mjete për shuarjen e zjarrit sepse situata është alarmante.

Zjarri ka shpërthyer edhe në atarin e fshatit Dragoevë në Komunën e Shtipit, ndërsa sipas QMK, ka njohuri edhe për vatër të re te fshati Bogosllovec në territorin e Sveti Nikollës.

Stuhia e zjarrit në vendin ndërmjet fshatrave Rahoviç dhe Bukoviq në Komunën e Sarajit po lëviz drejtë kreshtës së malit dhe nuk paraqet rrezik për fshatrat. Atje po digjet pylli i përzier në teren mjaft të pakapshëm, në vendin e zjarrit nuk ka asnjë ekip.

Me aeroplanë është vepruar te zjarri në rajonin e Katllanovës, gjegjësisht në vendin ndërmjet fshatrave Divlje dhe vendit Krushë. Zjarri tani po lëviz drejtë Divles dhe për shkak të veprimit të aviacionit, pamundësohet shuarja nga toka.

Zjarr është regjistruar në Presllap në Kitkë, i cili me kohë po humb fuqinë.

Në rajonin e Prilepit aktive janë dy zjarre edhe atë në ataret e fshatrave Dren dhe Smollan ku po digjet bari i thatë dhe pylli, ndërsa ekziston rrezik që të përfshihet edhe pylli i lartë, si në fshatin Toplicë përgjatë rrugës magjistrale Prilep – Gradsko.

Zjarre më të vogla janë aktive përgjatë rrugës Shipkovicë-Brodec në rajonin e Tetovës, ku po digjet bari i thatë, si dhe në atarin e fshatit të Kumanovës Romanovc, ku është djegur bari i thatë.

Në territorin e Velesit është lokalizuar zjarri nga drejtimi i Krushës drejtë fshatit Xhidimic dhe ai nuk po përhapet, përderisa zjarri ndërmjet fshatrave Ivankovc dhe Mamutçevë është shuar, pasi është djegur 8 hektarë tokë.