Shqyrtohet anulimi i ndalesës së mbulesave në shkolla në Kosovë

Çështja e diskriminimit të vajzave dhe grave me mbulesa fetare, duke mos u lejuar në shkolla, u riaktualizua të premten në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Anëtarët e këtij të fundit kërkuan nga Ministri i Arsimit Ramë Likaj që ndalesa për uniformë fetare për gratë dhe vajzat që e bartin atë të hiqet.

Vetë ministri Likaj tha se ka kërkuar interpretim ligjor për këtë çështje, derisa kërkoi që bashkërisht me anëtarët e komisionit të formojnë një grup punues dhe të rishikohet udhëzimi administrativ.