Shqiptohen 192 sanksione për shkelje në trafik në Gazi Babë

Policia dje në territorin e Gazi Babës ka shqiptuar 192 sanksione për shkelje në trafik, bëri të ditur MPB-ja.

Për ngasje pa patent shoferë janë gjobitur 25 persona, janë shqiptuar 23 sanksione për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, ndërsa 15 për mosmbajtje të maskës.

Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. MPB u bën apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat që të rritet siguria në trafik.