Shqiptarja e re me shami në kokë, shkakton duartrokitje frenetike dhe fiton shtetësinë zvicerane

Një shumicë e vogël e votuesve të Aadorfit në Zvicër, e kundërshtuan këshillin lokal. Bëhej fjalë për aplikimin e natyralizimit të një shqiptareje 22-vjeçare. Fjalimi i saj shkaktoi duartrokitje frenetike.

Kryetari i bashkisë së Aadorfit, Matthias Küng u ndje paksa në pozitë të pakëndshme. Këshilli i tij lokal kishte bërë kërkesë për refuzimin e shtetsisë të një shqiptareje të re. Mungesa e integrimit, përshtypja ambivalente në bisedë dhe mbajtja e shamisë çuan në vendimin negativ të autoriteteve, shkruan « Aargauer Zeitung », përcjell Shtegu.com.

Shqiptarja 22-vjeçare Valbona Abazi, megjithatë, gjeti guximin të qëndronte para kongregacionit, duke shpjeguar motivet e saj për kërkesën e saj për natyralizim. Në një dialekt perfekt, të prekur nga emocionet, gruaja e re e lindur në Aadorf komentoi vlerën e saj, besimin e saj, rrethin e saj të miqve zviceranë dhe gatishmërinë e saj për t`u integruar. Ajo pranoi duartrokitje frenetike. Një votues tha: «Do të ishte një dështim zviceran për Aadorfin,po që se kërkesa refuzohet».

287 votuesit në asamblenë komunale me padurim dhe në ankth po prisnin për dhjetë aplikimet për natyralizim, në mesin e të cilëve ishte edhe ajo e shqiptares me shami. Vetëm shtatë vota diferencë vendosën përfundimisht për natyralizimin e gruas së re, e cila ishte tepër e lumtur.

“Kjo është demokraci e vërtetë dhe një angazhim për lirinë fetare”, deklaroi një votuese nga Guntershauseni dhe ishte e lumtur pas takimit me shqiptaren e re me shami në kokë.