Një krim i dyfishtë tronditi ditën e djeshme Patosin, ku mbetën të vdekur dy të rinj.
Martin Skëndaj, gardian burgu qëlloi me pistoletë komshiun e tij Manol Rrapaj duke e lënë të vdekur në vend.
Më pas Martini qëlloi edhe kushëririn e Manolit, Elis Kapaj, i cili fillimisht mbeti i plagosur, por më pas humbi jetën në spital.
Ndërsa Martinaj u arrestua nga policia menjëherë pas ngjarjes së rëndë.
Historia e dashurisë që çoi në dy të vdekur:
Konflikti që përfundi me dy të vdekur ka nisur për shkak të një historie dashurie. Motra e Martinit ka qënë e dashuruar me viktimën Manol Rrapaj. Mirëpo, familja e kësaj të fundit nuk ka qenë dakord me lidhjen e saj me komshiun, ndërsa e kanë martuar në fshatin Panahor të Ballshit.
Ndonëse vajza u detyrua të niste një jetë të re, duket se e reja nuk i ka shkëputur kontaktet me Manolin. Madje sipas dëshmive ky i fundit shkonte dhe e takonte në fshatin ku ajo ishte martuar.
Kjo i ka rënë në sy edhe bashkëshortit të saj si dhe familjarëvë të tij, të cilët kanë bërë edhe kallëzim në polici. Më pas ajo u divorcua dhe erdhi në Kuqar tek prindërit por ata e lanë të jetonte në një banesë më larg nga ajo e tyre.
Edhe pse disi më larg, ajo shkonte dhe e takonte në dhomën e tij, në orët e vona në errësirë Manolin. Kjo gjë u vu re nga e ëma e viktimës.
Ndërsa katër ditë më parë dy familjet janë zënë deri sa ngritën edhe sopata, por u njoftua policia e cili nderhyrei menjëherë duke mos lejuar përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.
Por nuk ka përfunduar, mëngjesin e ngjarjes ata janë zënë përsëri, ku Martini mësohet ti ketë thënë të atit, “baba , lëre nuk na i ka fajin komshiu, por motra që i shkonte në shtëpi”.
Teksa kanë debatuar e janë qëlluar, Martini ka shkuar të marrë mjekim në poliklinikë. Aty në korridor është ndeshur me Manolin dhe kushuririn e tij nga Kashishti. Përsëri aty janë konfliktuar fizikisht, në këto momente Martini ka nxjerr pistoletën dhe ka qëlluar mbi Manolin duke e lënë të vdekur dhe më pas ka qëlluar edhe kushëririn.
Kushuriri i tij Elisi ka mbetur i plagosur, por vdiq në spital. Atë e bir e kanë pranuar ngjarjen dhe kanë rrëfyer mbi të me detaje.
Nga ana tjetër familjarë të viktimës fajësojnë policinë e cila mori vesh konfliktin shkoi e sekuestroi sopatën që u zunë, por nuk la patrullë policie për të shmangur një konflinkt të dytë i cili i çoi në vrasje në ditën e tretë.
Mbi ngjarjen kanë dhënë dëshmitë e tyre edhe të afërmit, të cilët janë shprehur se shkak i ngjarjes në fjalë është bërë vajza.
Sipas një banori, kishte pasur një sherr mes dy familjeve dy ditë më parë por që kishte ndërhyrë Policia, ndërsa vëllai i vajzës, Martin Skëndaj ka gjetur rastin për ta qëlluar të dashurin e motrës së tij.
“Familjet që të dyja janë të mira, por fajtore u bë vajza. Ajo ishte e martuar, i vinte në krevat natën këtij çunit, ishte beqar (viktima) ajo ishte e martuar. Mirëpo e gjeti e ëma e djalit atë botin, ja edhe tani ajo bërtet “kurvë, kurvë”, e gjeti në krevat, aty filloi sherri. Lajmëruan policinë, edhe parmbrëmë u rrahën me sëpatë, edhe tani erdhën dhe morën të atin. Ai ruajti rastin dhe erdhi dhe e vrau, por që vrau edhe kushëririn që kishte ardhur nga Gjermania për ta takuar”, tha banori./abc