Shqiptari nga Turqia dhuron 43 mijë maska për komunën e Likovës

Duke e pas parasysh situatën që vendet e tona ende po përballen me sfiden e Covid 19, me iniciativë të kryetarit të Komunës së Likovës, u caktua një komision për shpërndarjen e maskave mbrojtëse kundrejt këtij virusi. Ky komision u propozua nga këshilltarët Komunal ku dhe sot filloi shpërndarja e maskave në shkolla dhe xhamia të fshatrave si: Likovë, Shtëpia e Shëndetit Likovë, Orizare, Sllupçan, Opajë, Runicë, pika Kufitare Bellanoc-Stançiç, Çerdhja “Rrezja Orizare”, foshnjorja në f.Orizare, Allashec, Vaksincë dhe Llojan.

Këto maska u siguruan nga donacioni i Alim grup (Naser Alim) nga Turqia të cilët i falënderojmë shumë.

Nesër vazhdojmë me shpërndarjen e tyre në fshatrat e tjerë.

Mbrohuni dhe shpëtoni jetë !