Xhelal IDRIZI
Është momenti, është një mundësi e favorshme për të investuar në politikë me personalitete, me shqiptarë të devotshëm, me të cilët mund të krenohet e gjithë shqiptaria; të thërrasim mendjen dhe të sjellim në krye të shtetit të Kosovës personalitetin e të gjitha kohërave, njeriun e dijes, fisnikërinë e sakrificës kombëtare, një karierë të gatëshme e të plotëfuqishme, ta sjellim në postin e presidentit të Kosovës z.Bardhyl Mahmutin.
Ky petsonalitet i madh i politikës shqiptare, në botën shqiptare dhe në Evropë është një figurë kyçe, i cili di të jetë i fortë dhe përballues përballë të gjitha vërshtirësive të kombit tonë. Bardhyl Mahmuti është një qëndresë, qëndresë kjo e cila di të jetë e fortë, e fortë përballë vështirësive të mëdha. Ky personalitet është shumë i vërtetë, një shembull i vlerave të larta kombëtare shqiptare. Ai gjithashtu është i kujdesshëm, por edhe shumë diplomatik e i drejtpërdrejt. Politikani Bardhyl Mahmuti, njeriu që merr kohë për vendime të mëdha e të rëndësishme për kombin tonë. Veprat e Bardhyl Mahmutit kanë bërë histori, përherë kanë qenë vepra në kohë të duhur dhe vendimtare, kanë qenë sfiduese dhe me ndikim të rendësishëm për vendin dhe interesat e aleatëve tanë amerikanë dhe evropianë.

Duke dëgjuar, e duke lexuar me shqetësim të madh më imponohet të them atë që mendoj unë dhe shumë bashkëmendimtarë të shumë ngjarjeve përgjatë historisë tonë të lavdishme!Nga e gjithë kjo po dal, po dalim në konkluzione se personalitetet e kohërave tona sfiduese e historike kontribuan shpirtërisht përgjatë rrugës së historisë, por dëshira, guximi dhe mundësia e tyre akoma ekziston për të dhënë mundin e tyre për komb e Atdhe!
Sot, në këto rrethana kujtoj, unë dhe shumë të tjerë se është shumë e rëndësishme, është shumë e arsyeshme që në krye të shumë proceseve vendimmarrëse në Republikën e Kosovës të jetë Zëdhënësi i UÇK-së në diasporë, z. Bardhyl Mahmuti, që sot pa hamendje duhet të jetë kryetar i shtetit të Kosovës!
Derisa po e kujtoj këtë fakt dëshiroj të kujtoj se diaspora shqiptare përherë ka qenë në krye të punëve të mëdha. Pikërisht këtu do të kujtoj rolin shumë të madh të veprimtarit Martin Berisha, i cili një kohë bukur të gjatë vepronte në Republikën e Sllovenisë dhe në atë vend dëshmoi diplomaci, dëshmoi afinitete nacionale, gjithnjë në interes të Kosovës dhe të kombit si tërësi; ky personalitet ishte edhe në kabinetin e Qeverisë së përkohshme!
Këtu ja vlen të kujtohet roli i pamohueshëm dhe i veçantë i Ton Markut, i cili në Republikën e Kroacisë ishte shtylla qëndrore e ushtrisë; edhe ky personalitet ishte në kabinetin e Qeverisë së përkohshme!
Këtu dua të kujtoj edhe rolin shumë domethënës dhe kombëtar të Isuf Iberdemaj, i burgosur dhe një aktivist i dëshmuar, këshilltar i të gjitha lëvizje atdhetare në Gjermani, ish këshilltar i rekorit të UP-së dhe pjesë e ministrisë së drejtësisë!
Kujtoj, unë dhe shumë të tjerë se besimi tek personalitetet e lartëpërmendura është dëshmuar në të gjitha fazat e historisë tonë të lavdishme!
Mendojmë se shteti i Kosovës ka nevoj të madhe, ka nevojë imediate për këto vlera!
Asnjëherë mos të vonohemi, por ti vlerësojmë njerëzit atdhetar deri sa ato janë gjallë, deri sa ata janë mes të gjallëve, mes atdhetarëve!
Mos të presim që të largohen nga kjo botë dhe më pas t’ju dërgojmë lule në vendin e tyre ku do të prehen të qetë, ashtu siç po ndodh me legjendën e kombit e të Atdheut, me të madhin e të paharruarin, me Bacën Adem Demaçi, të cilit nuk ju dha asnjë mundësi, së paku një mandat të ishte kryetar i shtetit, kryetar i Republikës së Kosovës!





