Shqiptari më i urryer në botë: Më lironi nga burgu, për tre muaj e gjej ilaçin kundër COVID-19

Martin Shkreli is interviewed by Maria Bartiromo during her "Mornings with Maria Bartiromo" program on the Fox Business Network, in New York, Tuesday, Aug. 15, 2017. (AP Photo/Richard Drew)

Martin Shkreli, një biznesmen amerikano- shqiptar i dënuar me 7 vite burg në SHBA për mashtrim me prodhimin e ilaçeve kërkon lirinë për të gjetur kurën ndaj COVID-19.

Shkreli përveç suksesit si biznesmen në SHBA në fushën e medikamenteve ka fituar edhe tituj të tjerë negativë si njeriu më i urryer në SHBA për 2015 apo shqiptari më i urryer në botë.

Por kësaj radhe ai kërkon vetëm 3 muaj liri, nën mbikqyrje të rreptë për të kontribuar në gjetjen e një kure për të mposhur COVID-19. Po ashtu Shkreli thotë se nuk do që të përfitojë në asnjë formë nga medikamenti për koronavirusin.

Në fakt Shkreli apo i njohur ndryshe si ‘Pharma Bro’ ka përfituar më parë prandaj dhe është dënuar me 7 vite burg në 2018. Ai rriti çmimin e një ilaçi antiparazitar 56-fish, nga 13 dollarë në 750 dollarë ndërkohë që gënjente investitorët për ecurinë e ilaçit.

(BalkanWeb)