Jakov Oga, 65-vjeç, është pedagog i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, i cili tentoi t’i jepte fund jetës, duke u hedhur nga kati i shtatë i pallatit ku banonte.




Fatmirësisht ai shpëtoi, duke marrë vetëm disa plagë në trup, pasi ra mbi çatinë e një ndërtesë që ishte shumë pranë pallatit.
Ndërkohë, rezulton se pedagogu ishte i infektuar me COVID dhe se ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.




Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas mesnatës, rreth orës 01:30, ndërsa 65-vjeçari është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.