Shqiptarët u japin urdhëra ushtarëve grekë, videoja “tërbon” shtetin fqinj, nisin hetimet për shqiptarët

Orët e fundit është krijuar një kaos mund ta quajmë, në rrjetet sociale me videon e shqiptarëve që tregon këta të fundit duke u dhënë urdhëra ushtarëve grekë. Bëhet fjalë për dy të rinj shqiptarë, të cilët duket se kanë rol drejtues në një repart ushtarak grek. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i dy shqiptarëve, ndërsa Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë pritet të nisë hetimet për gjestin e tyre. Sipas videos së ilustruar në vijim, shqiptarët shfaqen duke folur shqip dhe përhëndetur shokët e tyre në Shqipëri dhe më pas urdhërojnë ushtarët grekë të cilët janë të rreshtuar që të veprojnë sipas udhëzimeve të tyre, duke i thënë “Skuadra, gati tu! Para marsh!”