Shqiptarët garanci për të ardhmen europiane të Maqedonisë së Veriut

Shkruan: Ilir Meta

Në lidhje me procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, mendoj që këto duhet të jenë procese sa më demokratike, por edhe sa më të pandikuara të vetë qytetarëve, sepse ata do të zgjedhin udhëheqësit e tyre që do t’i drejtojnë. Sido që të jetë, është e padiskutueshme që faktori shqiptar do të vazhdojë të jetë një garanci për Maqedoninë Europiane, për Maqedoninë Euroatlantike, cilido që të jetë rezultati i zgjedhjeve atje qoftë midis partive maqedonase apo qoftë midis partive dhe koalicioneve shqiptare”.

Një fitore e mundshme të VMRO-DPMNE a do të ndikonte dhe do të ndryshonte në kursin europian të Maqedonisë së Veriut?

Nuk e besoj, sepse vendimet kryesore në Maqedoninë e Veriut tashmë janë marrë, siç është Marrëveshja e Prespës. Ndryshime shumë të rëndësishme kanë ndodhur. Me aq sa kam vënë re, VMRO-DPMNE ka pasur një qëndrim shumë të qartë sa i takon procesit të Berlinit dhe përmbushjes së detyrimeve përsa i takon integrimit në Bashkimin Europian. E theksoj edhe njëherë nuk shikoj asnjë shqetësim për të ardhmen europiane dhe euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.