Pamundësia për të shkolluar fëmijët në gjuhën amtare, rrugët e paasfaltuara, mungesa e kanalizimit janë vetëm disa nga problemet me të cilat përballen rreth 1200 banorë të lagjies Lisiçe të Shkupit shkruan gazeta LAJM.
Banorët shqiptarë të Lisiçes prej vitesh kërkojnë që fëmijët e tyre të mund të mësojnë në gjuhën amtare edhe pas klasës së pestë në shkollën fillore të lagjes “Goce Dellçev, por kjo kërkesë nuk është përmbushur asnjëherë. Problem tjetër përbën edhe fakti që për fëmijët shqiptarë deri në klasë të pestë, mësimi zhvillohet në një klasë për disa gjenerata.
Pasi të përfundojnë klasën e pestë nxënësit shqiptarë të Lisiçes mësimet i vijojnë në shkollat fillore të Çairit që janë të paktën gjashtë kilometra larg nga lagjia e tyre. Ndonëse në moshë shumë të re, ata janë të detyruar të ndërrojnë dy autobus urban, pasi nuk ka linjë direkte nga Lisiçja për në Çair. Mirwpo aktualisht pwr shkak tw pandemisw mwsimin e zhvillojnw online dhe kjo ka bwrw qw tw shmangin rrugwn e mundimshme nw kwtw periudhw tw ftohtw tw dimrit.
Në venbanimet për rreth lagjes shqiptare në Lisiçe, verehen investimet të shumta që ka bërë shteti dhe Komuna e Aerodromit për modernizimin e kësaj pjese të kryeqytetit. Banorët thonë se e vetmja rrugë ku nuk ka prekur dora e shtetit është lagja e tyre. Ata sqarojnë se, edhe ato pak gjëra që janë rregulluar janë bërë me investime private. /Gazeta LAJM




