Astrit GASHI
Zgjedhjet në Komunën e Bervenicës u shndërruan në një betejë etnike pa kthim prapa, ku llogoret ishin të hapura, vijat ndarëse të pakalueshme dhe çdo votë llogaritej si një tregues i qartë i forcës së secilit bllok, atij shqiptar dhe maqedonas.
Matematika e kësaj përleshjeje elektorale dëshmon qartë se si Arkin Jahji arriti të dalë fitues, vetëm pasi u bashkuan votat shqiptare përballë atyre maqedonase, që, duke ditur strukturën demografike të Bervenicës, Stojançe Radiçevski e mori maksimumin e mundshëm.
Rezultati dëshmon një realitet të pastër që të gjitha votat e LSDM-së shkuan në VMRO-DPMNE-së. Nderda po ashtu asnjë votë e bllokut shqiptar nuk ka rrjedhje drejt kampit të VMRO-DPMNE-së. Pra as pala maqedonase nuk ishtë vetë por ishin të gjithë së bashku!
Për të kuptuar se si u ndërtua rruga drejt fitores, duhet të zbërthejmë pikat e nxehta të kësaj lufte elektorale, ku Çollopeku luajti rolin e parë të balancimit. Në këtë fshat, beteja mori formën e një lëvizjeje ku çdo votë ishte humbje direkte për kundërshtarin: kampit të Arkin Jahjit iu shtuan mbi 50 vota plus, ndërkohë që kampi maqedonas pësoi një rënie të menjëhershme prej 50 votash minus.
Kjo zhvendosje prej 100 votash neto dëmtoi rëndë pozitat e bllokut maqedonas, duke e shndërruar një terren dikur më të rehatshëm për ta në një zonë gërryerjeje të bazës së tyre.
Megjithatë, Radiovca ishte fusha e betejës ku u derdh gjithçka dhe u shkrua historia e këtij triumfi. Të dhënat krahasuese të vitiit e kaluar kampi maqedonas kontrollonte Radiovcën me një epërsi prej 286 të VMRO-së kundrejt 216 të bllokut shqiptar, këtë herëi kampi shqiptar jo vetëm që e mori kontrollin e plotë të këtij fshati, por e dërgoi rezultatin në 330 vota për vete, duke e lënë Radiçevskin në vetëm 227 vota. Ky shpërthim solli një rritje prej 114 votash për Jahjin, që vulosi fitoren e tij përfundimtare.
Në fund, në një komunë ku ndarja etnike është e ngulitur thellë dhe ku asnjë bllok nuk i fal vota tjetrit, matematika e fitores është e qartë. Arkin Jahji fitoi sepse shqiptarët u bashkuan, ndërsa më i merituari është koalicioni VLEN, dhe pse ne kualicion qeveritar me VMRO-në tregoi se kur është në pyetje çështja e shqiptarëve, asnjë votë nuk rrjedh.



