Shqiptarët duan vetëm një gjë: DREJTËSI

Arbër Çeliku

Teksa bota e qytetëruar garon në fushën e teknologjisë, arsimit, shkencës dhe mëton për një ambient më të pastër dhe të mirëqenë, si rrjedhojë dhe ndërron qeveri në vazhdimësi, shqiptarët ende përballen me probleme elementare, siç janë: mungesa e shtetit ligjor, diskriminimi në punësim, përfaqësimi i drejtë dhe i barabartë, etj.
Këtë e sollën njerëzit e njëjtë, të cilët u plakën në pushtet. Fytyrat e njëjta që nga rinia ime, që prapanica u është ngjitur për karriges dhe që kurrë nuk e ndryshuan kursin dhe diskursin politik, pavarësisht se u ndërruan gjeneratat.
Sot si kurrë më parë, shqiptarët duan vetëm një gjë: DREJTËSI. Duan ndryshim në mënyrën e tyre të jetesës, duan liri, ta shijojnë të drejtën e punësimit në sajë të meritave që kanë dhe përfaqësim të denjë dhe të barabartë në shtet dhe shoqëri.
Shqiptarët duan DREJTËSI në një sistem PADREJTËSIE, të ndërtuar në mënyrë hierarkike dhe të planifikuar mirë paraprakisht nga neokomunistët dhe profetët e rrejshëm. Këtyre nuk u mjaftuan dekada të një regjimi të egër, por edhe tani, kur më shqiptarët duan me çdo kusht DREJTËSI, ata po e vënë gjithë arsenalin e tyre kundër dëshirës mbarëpopullore. Ende nuk ngopen duke na e shitur PADREJTËSINË për DREJTËSI. Ende nuk ngopen duke ia thithur shqiptarit të gjorë gjakun me pambuk.
Prandaj më 14 shkurt votoni KREJT dhe DREJT, që përmes DRETËSISË ta çrrënjosim njëherë e përgjithmonë PADREJTËSINË jo vetëm në Kosovë, por në çdo cep të tokave tona…