Shqiprim Arifi do të vizitoj sot Kadri Veselin në Hagë

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi  do të vizitojë sot ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli i gjendet në paraburgim në Hagë.

Këtë e ka bërë të ditur vet Arifi përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Arifi është shprehur i shqetësuar në lidhje me procesin, që sipas tij, është i padrejtë ndaj siç i quajti ai, burrështetasve të Kosovës.

“Vizitë krerëve të UÇK-së në Hagë. Të shqetësuar me procesin e padrejtë ndaj burrshtetasve tanë, nesër do të qëndroj në Hagë për të vizituar ish kryeparlamentarin Kadri Veseli. Të bindur, ne besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare në krye me ata që sot bartin emrin e Lirisë! Ndërsa nesër do të jemi live pas takimit!” shkroi Arifi. /Telegrafi/