‘Shqiponjat’, FNSH dhe patrullat ushtarake në këmbë, dalin pamjet. Ç’po ndodh në vend, 70 pika kontrolli për koronavirusin

Pika kontrolli për parandalimin e lëvizjes së personave që mund të jenë infektuar me virus ne gjithe vendin.

Policia e Shtetit publikon pamjet e aksioneve qe kane nisur qe prej mbreme e vijojne ne 8 qytetet te Shqiperise.

“Që prej orëve të pasdites, forca policore speciale të FNSH-së, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me patrulla ushtarake, kanë ngritur rreth 70 pika kontrolli në 8 qytetet kryesore dhe ato me risk të shtuar, për parandalimin e përhapjes së COVID-19″- njofton policia.

Sipas saj, Patrullat, të stacionuara apo të lëvizshme po vijojnë të kontrollojnë drejtuesit e mjeteve apo pasagjerët që ditët e fundit kanë udhëtuar në vendet e prekura gjerësisht nga Coronavirus.

Për këta qytetarë parashikohet të vetëkarantinohen deri në 14 ditë, në të kundërt Policia do t’i gjobisë.