“Shqiponjat e Zeza”: S’i lejojmë studentët serbë të vizitojnë Prekazin

Nga Beogradi një grup i të rinjve serb kanë ardhur në Kosovë. Ata kishin paralajmëruar që sot të vizitonin Prekazin.
Por banorë të kësaj ane nën organizimin e tifozëve të klubit futbollistik “Drenica” dolën në rrugë për të ndaluar hyrjen e tyre.

Një autobus nuk u lejua të hynte por nga organizatorët e tyre u tha se në këtë grup nuk kishte persona nga Serbia.

Ky ishte një nga autobusët i cili provoi të hynte në Prekaz por kjo ishte e pamundur pasi mburoja para tij ishte e pathyeshme. Kjo u pamundësua nga një grupi i tifozëve të cilët nuk lejuan që autobusi të hyjë në memorialin në Prekaz, pasi ishte paralajmëruar së do të vizitohej nga një grup i studentëve serbë.

Anëtarët e grupit të “Shqiponjave të Zeza” thanë se nuk do të lejojnë asnjëherë vizita të tilla aty ku prehen eshtrat e familjarëve dhe të komandantit legjendar Adem Jashari, që ranë heroikisht në përballje me forcat serbe.

“Për shkak të shumë masakrave që janë bë dhe që e kanë vendos me ardh këtu tek ky vend i shenjtë – nuk lejohet serbët që sot e 100 vite , në çdo rrugice që vinë do na gjejnë neve.”

Kjo protestë u përkrah edhe nga qytetarët dhe pjesëtarë të organizatës së veteranëve që u mblodhën sot për të bllokuar hyrjen që çon drejtë Memorialit të Prekazit.

Kompania e cila barti studentë ka reaguar duke sqaruar se nuk ka transportuar studentë serbë në Skenderaj, por kishte disa studente nga e gjithë Evropa.

Kështu njoftoi edhe organizatori Labinot Hajdari, i cili tha se ky autobus qe u ndalua nga protestuesit kishte një grup tjetër dhe jo ai që po pretendohej nga protestuesit duke shprehur keqardhje që nuk arritën që para studentëve ndërkombëtarë, të tregojnë historinë e dhimbshme të familjes Jashari.

Megjithatë nga organizatorët e protestës, këtë veprim e arsyetuan më vonë se disa student kishin refuzuar të tregonin se nga cili shtet vinin dhe duke parë se disa të tjerë vinin nga shtetet mike serbe e shtete që nuk njohin Kosovën si shtet, atëherë u vendos që autobusi të mos lejohej të shkonte drejt memorialit të familjes Jashari.