Shqipja: Kam agjëruar që kur isha 14 vjeçe, mua këmbët vetë më çojnë në Xhami

Shqipe Hysenaj, finaliste e Big Brother VIP Kosova 2, ka folur për herë të parë pas finales së madhe të këtij edicioni.

Shqipja ka treguar për fenë e saj, për të cilën edhe është përfolur mjaft shumë sa ishte brenda në shtëpi.

Ajo tha se është rritur në një familje myslimane dhe se ka agjëruar që nga mosha 14 vjeçe.

“Më kanë çuar këmbët në Xhami, ne jemi familje myslimane, unë që 14 vjeçe kam agjëruar”, tha Shqipja.