Autoriteteve shqiptare u është kërkuar të arrestojnë rabinin kryesor të Shqipërisë, Yoel Kaplan nën dyshimin për përfshirje në krime lufte, dhe krime kundër njerëzimit si pjesë e gjenocidit izraelit në Gaza.
Historiani Azdren Shala, tha në “Kosova Today” se nëse Kaplan është fajtor, atëherë Shqipëria duhet të bashkëpunojë për arrestimin e tij, transmeton Klankosova.tv.
“Shteti shqiptar do të bashkëpunojë për arrestimin e tij, nëse ka fakte gjithmonë, sepse sot një akuzë e bën kushdo. Se a ka fakte për t’u gjykuar ai person, kjo është çështje e drejtësisë që unë nuk e gjykoj”, u shpreh Shala.
Nga ana tjetër, Arbër Gashi thotë se kushdo që kryen krime lufte, nuk duhet të ketë mëshirë për të.
“Shqipëria duhet të veprojë pavarësisht se kush është, a është rabin, a është pop i Rusisë apo i Serbisë, nëse ka marrë pjesë në krime lufte, aty nuk duhet të kemi mëshirë për askënd”, tha Gashi.