Viti 2030-a është një objektiv realist për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Këtë përgjigje dha përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme Kaja Kallas, e pyetur nga gazetarët në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.
Sipas saj e rëndësishme është miratimi dhe zbatimi i reformave sidomos sundimi i ligjit.
“2030-a është një objektiv realist për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, në rast se të gjithë do të ndërmarrim hapat e duhur gjatë rrugës. Jo vetëm me reformat që duhen miratuar, por edhe të vihen në zbatim, sundimi i ligjit është veçanërisht i rëndësishëm se është një nga themelet i BE dhe begatisë së një vendi. Në rast se kanë besim te sistemi juaj ligjor kanë besim për të investuar. Është realiste në rast se të gjithë bëjmë detyra e shtëpisë”.