Shqipëria shënon sot 109 vjetorin e pavarësisë

Shteti shqiptar sot shënon 109 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 40 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare.

Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë.

Me rastin e kësaj dite edhe Kosova do të mbajë disa aktivitete manifestuese. /Klankosova.tv/