Osmani dhe Kurti sot bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti sot do të bëjnë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në nder të daljes publike të UÇK-së, ditëlindjes së heroit Adem Jashari, si dhe në nder të përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Homazhet do të bëhen nga ora 09:00, njofton Klankosova.tv.