Shqiperia s’është më vend i Mercedesëve, por veturave kineze BYD

Për vite me radhë, Shqipëria është njohur si “vendi i Mercedesëve”, por tregu i automjeteve të reja po ndryshon me shpejtësi, ndërsa marka kineze BYD po dominon shitjet.

Sipas të dhënave të publikuara nga Deutsche Welle, në vitin 2022 në Shqipëri ishin të regjistruara rreth 740 mijë automjete, prej të cilave mbi 212 mijë Mercedes, ose rreth 30% e tregut.

Megjithatë, gjatë vitit 2026, BYD është bërë marka më e shitur e automjeteve të reja në vend. Vetëm në gjysmën e parë të vitit, kompania ka siguruar rreth 50% të tregut, falë kërkesës së lartë për modelet elektrike dhe hibride.

Në gjashtë muajt e parë të vitit janë shitur rreth 4 mijë automjete BYD, duke reflektuar ndryshimin e preferencave të blerësve në tregun shqiptar.