Shqipëria nis “Defender Europe 25”, Vengu: Një nga stërvitjet më të mëdha të dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë

Sot zyrtarisht ka filluar stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”, një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse të dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë, në Shqipëri.

E drejtuar nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM) dhe e zhvilluar në bashkëpunim me vendet aleate të NATO-s dhe partnerët strategjikë, stërvitja do të zgjasë deri më 9 qershor 2025.

Në orët e para të mëngjesit trupat janë nisur nga Zall-Herri drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë për të filluar zyrtarisht “Defender Europe 25”.

Kështu bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

“Mirëmëngjes nga Zall-Herri ku në orët e para të mëngjesit, trupat e Forcës Tokësore janë nisur drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë, për të filluar zyrtarisht Defender Europe 25 – një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse të dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë”, ka shkruar Vengu.