Shqipëria ia fal Kosovës një doganë në portin e Durrësit (VIDEO)

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar marrëveshjen me Kosovën për lehtësim të procedurave doganore, që parasheh edhe hapjen e pikës doganore të Prishtinës në Portin e Durrësit.

Kjo, sipas ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, lehtëson tregtinë mes dy shteteve.

Gjithashtu, me këtë marrëveshje parashihet edhe hapja e pikave të tjera të doganës së Kosovës në qytete të ndryshme të Shqipërisë.