Sot është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në fushën e turizmit ndërmjet Shqipërisë dhe Francës.
Memorandumi është nënshkruan ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për krijimin e një projekti gjithëpërfshirës për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës.
Pas këtij nënshkrimi kryeministri Edi Rama dhe presidenti Macron kanë mbajtur një konferencë për media.
Rama thekoi se marrëdhënia me Francën ka hyrë në një fazë të re.
“Është një nder i veçantë, por edhe një ndjesi e jashtëzakonshme mbarësie që në një kohë kaq të shkurtër presidenti i Francës riviziton Shqipërinë dhe qëndron për një tjetër vizitë bilaterale, gjë që na jep shumë krenari, por dhe shumë mirënjohje për këtë shtysë të fortë nga ana e presidentit dhe republikës së Francës në marrëdhëniet me Shqipërinë që kanë hyrë në një fazë të re dhe të panjohur më parë”, tha ai.