Shqipëria bashkohet me NATO-n dhe BE-në kundër agresionit rus në Ukrainë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka kanë reaguar sot pas zhvillimeve të fundit në konfliktin e hapur midis Ukrainës dhe Rusisë.

Në një njoftim në Twitter, Rama është shprehur se Shqipëria bashkohet me aleatët saj të NATO-s dhe Bashkimit Evropian në dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë.

“Mendimet tona janë me popullin ukrainas”, ka shtuar Rama.

We join our @NATO and #EU allies in the firm condemnation of Russia’s agression. Our thoughts are with the Ukrainian people.

— Edi Rama (@ediramaal) February 24, 2022

Reagim ka pasur edhe nga Ministrja Xhaçka.

“Ne Shqipëria dënojmë fuqishëm sulmin e paprovokuar ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës”, ka thënë Xhaçka në Twitter.

 

Sipas Ministres, sulmi rrezikon miliona njerëz të pafajshëm, minon themelet e rendit ndërkombëtar dhe shkel Kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. /Telegrafi/