Protestuesit e PD-së në Shqipëri janë përplasur me policinë në rrugën që çon drejt Kuvendit, raporton Lapsi.al.
Në momentin kur protestuesit po afroheshin, policia ka filluar të hedhë gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Në anën tjetër, protestuesit janë kundërpërgjigjur me molotovë dhe fishekzjarre.
Zona përreth është mbushur me gaz, teksa deputetët e Partisë Demokratike po afrohen për t’u përballur me policinë, gjë që ka çuar në përplasje fizike mes deputetëve dhe policisë.




