Shqipëri, propozohet heqja e TVSH-së për importin e energjisë

Qeveria e Shqipërisë ka propozuar heqjen e TVSH-së për importin e energjisë.

Një mundësi e tillë, sipas relacionit do të krijojë më shumë lehtësi në rrjetin elektrik dhe do t’i ulë një kosto të konsiderueshme kompanive të mëdha duke sjellë kështu më pak kosto në prodhim.

Megjithatë në vitin e ardhshëm nuk parashikohet që të ketë ulje të akcizës apo taksave të karburantit, duke i mbajtur të pa ndryshuara.

Projektligjet janë pjesë e paketës fiskale që duket se do të miratohet së bashku me buxhetin e shtetit.