Shqipëri, Kuvendi interpelancë me ministrin e Brendshëm

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot Seancën Plenare ku do të ketë një interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj kërkuar nga një grup deputetësh lidhur me kriminalitetin në vend.

Në Kuvend do të shqyrtohet edhe raporti i Këshillit të Ministrave për ecurinë e procesit të integrimit për vitin 2019.

Sot në Kuvendin e Shqipërisë do të shqyrtohet edhe raporti vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2019./ATSH/