Kovid-19 në Kosovë, vazhdon apeli për respektim të masave

Të dhënat e fundit të IKSHPK tregojnë për 77 raste të reja në Kosovë pas gjithsej 437 mostrave të marrë nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Tashmë Kosova ka regjistruar gjithsej 1833 raste pozitive më COVID-19, me gjithsej 34 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri në rritje i rasteve javën e fundit ka qenë shqetësues dhe vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.

Këta numra tregojnë përkeqësim të situatës epidemiologjike me rrezik të shkuarjes drejt humbjes së kontrollit, si dhe drejt mbingarkimit pastaj të institucioneve shëndetësore, gjegjësisht të Klinikës Infektive ku fatkeqësisht personat me sëmundje shoqëruese dhe të moshuarit mund të përfundojnë fatalisht.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë rekomandojnë që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të deritashme sipas planit për masat lehtësuese që nënkupton vazhdimin e zbatimit të mëtutjeshëm të rekomandimeve.