Shqipëri/ “Drejtësi për Jonadën”, protestuesit lyejnë me “gjak” muret e Ministrisë së Brendshme

Prej orës 19:30 qytetarët ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar kanë nisur protestën para Ministrisë së Brendshme.

Edhe gjatë ditës së sotme ata kanë kërkuar drejtësi për Joanda Avdian, e cila u vra ndërsa po luante në breg të detit në plazhin e Potamit në Himarë, nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase.

Në shenjë proteste q1ytetarët kanë lyer muret e Ministrisë së Brendshme me bojë të kuqe, si shenjë për të reaguar fort pas gjakut që uniformat blu po u marrin qytetarëve.

Siç shihet edhe në videon e gazetares së Abc, Erneta Shevroja, muret e jashtme të Ministrisë janë spërkatur me bojë të kuqe./abcnews/