Shqipëri, arrestohet këngëtarja Fjolla Morina

Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina është arrestuar këtë të shtunë në doganën e Morinës, pasi është kapur me një armë zjarri pistoletë, me 23 fishekë luftarak, si dhe një pistoletë çakmak.

Sipas policisë, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese shtetasen Fjolla Morina, 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila udhëtonte me shtetasit F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së shtetases F.M, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishekë, ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë, në dukje e dyshuar lodër çakmak.

Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.