Në Shqipëri janë regjistruar 154 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 5 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 6.971 dhe numri i të vdekurve në 213, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke iu referuar të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 643 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19 dhe rastet e reja pozitive janë regjistruar në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit.
Ndërkohë, janë shëruar edhe 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3.616, kurse raste aktive janë 3.142.
Në Shqipëri janë kryer gjithsej 48.319 testime dhe institucionet shëndetësore vazhdojnë punën në terren për testimet ndaj personave të dyshuar me koronavirus.