Shqipëri, 4 humbje jete dhe 659 raste të reja me virus

4 qytetarët kanë humbur betejën me COVID19 sot në Shqipëri. Ndërsa nga 3487 testime të kryera, rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar 659 raste.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 522 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 85,147 që nga fillimi i epidemisë.

Sa i përket situatës në spitalet COVID, aktualisht në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 392 pacientë, 25 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.